HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Bardheblut në kaos
nga AlbaniaSoccer   E premte, 09 Nentor 2012 01:00   pdfShtypEmail

logo_tiranaTiranës janë zhytur në kaos pas rezultateve negative radhazi, daljes nga objektivat e sezonit, por edhe nga ndodhi të tjera jashtë fushe.

Në të njëjtën kohë në zyra vijnë fletat e reja të gjobave të FIFA-s për kontrata të shkelura nga ish-drejtuesit, ndërsa në fushën e kompleksit “Skënder Halili” janë disa dhjetëra tifozë që protestojnë ndaj gjendjes.

Pas protestës në stadium në ndeshjen e kampionatit ndaj Kukësit, tifogrupi “Tirona Fanatics” zgjodhi një tjetër fushë betejë, duke ndërprerë për një farë kohe seancën e radhës që trajneri Alban Tafaj do të zhvillonte me skuadrën bardheblu.

Duke përfituar edhe nga mungesa e personelit të sigurisë që duhet të garantojë paprekshmërinë dhe sigurinë në ambientet e kompleksit, rreth 50 tifozë i kthyen shpinën lojtarëve duke dhënë mesazhin që simbolizohej me pyetjen “A punon njeri këtu?”

Ndërkaq, gjobat e reja të ardhura në tryezat e drejtuesve kapin shumën prej rreth 85 mijë eurosh, pasi dy ish-lojtarë, Heples dhe Santos, kanë fituar gjyqin në FIFA.

Tirana do të luajë të shtunën në fushën e Vllaznisë në Shkodër, në atë që është derbi më i vjetër i futbollit shqiptar, por edhe që mund të quhet pa frikë si “derbi i krizës”, me të dyja skuadrat në gjendje të rëndë.

Një humbje do ta kompromentonte edhe më keq situatën e Tiranës, ndonëse trajneri Tafaj nuk rrezikon stolin pasi ai ka vetëm pak ditë që është caktuar në detyrë. Ndryshe është gjendja për kolegun e tij, trajnerin e Vllaznisë, Shpëtim Duro.


busy
komente