HOT NEWS
E shtunë, 19 Shtator 2026
    Vllaznia/ Kater muaj pezullim per Xhevair Sukaj
    nga AlbaniaSoccer   E diel, 27 Nentor 2011 14:04   pdfShtypEmail

    Drejtuesit e Vllaznise nje dite pas rremujes qe shkaktoi Sukaj ne skuader para ndeshjes me Skenderbeun u mblodhen dhe moren masa ndeshkimore per te. Ata kane perjashtuar per kater muaj sulmuesin nga skuadra dhe i kane vendosur si gjobe pergjysmimin e vleres se kontrates.

    Deklarata e plote e klubit Vllaznia


    xhevahir_sukajKeshilli Mbikqyres i KF Vllaznia sh.a., pasi analizoi veprimin antisportiv dhe joprofesional te
    futbollistit Xhevahir SUKAJ, i cili refuzoi te aktivizohej ne ndeshjen shume te rendesishme
    Vllaznia- Skendebeu, pasi ka konstatuar se refuzimi i tij per tu aktivizuar ne kete ndeshje ka
    demtuar rende objektivat e ekipit; pasi ka konstatuar se ka qene edhe here te tjera demtues i
    imazhit te KF Vllaznia dhe frymes se grupit ne ekip, dhe pasi ka degjuar futbollistin Sukaj, i cili
    ka pranuar se ka vepruar gabim dhe ka quajtur te drejte cdo vendim qe do te merret; pasi ka
    degjuar dhe shqyrtuar informacionin e sjellur
    me shkrim nga stafi teknik, Keshilli Mbikqyres i KF Vllaznia sh.a ka vendosur:
    1. Te penalizoje futbollistin Xhevahir SUKAJ ne masen 50% te vleres se kontrates se dates
    25.01.2011nenshkruar me KF Vllaznia, bazuar ne Nenin 5, pika 1 te kesaj Kontrate dhe Kapitulli
    “Per pjesemarrjen ne ndeshje”, pika 2 e Rregullores se KF Vllaznia sh.a ku thuhet: “Kur
    futbollisti nuk paraqitet ne ndeshje pa asnje arsye te justifikuar nga drejtuesit, ai gjobitet 30-
    50% te kontrates. Ne te gjitha rastet e ketyre veprimeve i dergohet informacion me shkrim
    kryesise se klubit dhe presidentit, te cilet kane te drejte dhenien e masave shtese qe nga
    pezullimi i lojtarit deri ne perjashtimin e tij te plote nga skuadra”.
    2. Te pezulloje per 4 (kater) muaj futbollistin Xhevahir SUKAJ nga aktivizimi ne ndeshje zyrtare,
    miqesore dhe nga procesi stervitor prane Ekipit te Pare, bazuar ne Nenin 6, pika 2 te Kontrates
    dhe Kapitulli “Per pjesmarrjen ne ndeshje”, pika 2 e Rregullores se KF Vllaznia sh.a.
    3. Futbollisti Xhevahir SUKAJ te stervitet prane Ekipit te te Rinjeve te KF Vllaznia sh.a. gjate
    gjithe periudhes se pezullimit.
    4. Ngarkohen me zbatimin e vendimit administrata dhe stafi teknik i KF Vllaznia sh.a.


    busy
    komente
     

    Lajmet e Fundit

      Lajmet me te lexuara

        Komentet e fundit