HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Tirana-Elbasani 3-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 20 Nentor 2010 16:06   pdfShtypEmail

tirana_feston_gol_thumbTirana eshte kthyer te fitorja dhe ka mundur ne shtepi Elbasanin me rezultatin 3-1. Bardheblute kane zhbllokuar rezultatin pas 36 minutave me ane te Pejic qe ka realizuar nje gol te bukur me nje gjuajtje brenda zones. Elbasani i pafuqishem nuk eshte pare fare ne fushe ne pjesen e pare duke perjashtuar vetem nje rast nga Merxha, por qe ka gjetur nje pritje te mrekullueshme nga Lika. Ne pjesen e dyte, Tirana krijon te tjera mundesi shenimi por goli i dyte do te vije ne minuten e 59’ me te zakonshim Pejic qe tregohet me i shpejte se mbrojtja e Elbasanit dhe gjuan brenda zones per te shenuar serish. Pas vetem nje minuti vjen dhe reagimi i elbasanllive qe shkurtojne diferencen me nje gol te Dalipit qe gjen te papergatitur mbrojtjen dhe portierin e Tiranes. Miqte marrin zemer dhe tentojne te barazojne rezultatin nderkohe Tirana vihet ne presion. Vetem ne minuten e fundit shtese, Morina ka shenuar golin e trete per Tiranen dhe pas ketij momenti ka perfunduar krejt takimi. Elbasani mbetet ne vendin e fundit me gjashte pike, ndersa kryeqytetasit e drejtuar nga Nevil Dede rikthehen te fitorja.

Kliko per komentin dhe skeden e ndeshjes

Pirro Nika


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit