Zyrtare/ Cana firmos neser per pese vitet e ardhshme me Lazion | ||||
|
Ka perfunduar me nje fund te lumtur aventura e gjate dhe e lodhshme e Lorik Canes. Ylli i kombetares shqipetare me ne fund ka mundur te lere Gallatasarajin dhe te transferohet ne Itali. Ai te shtunen nuk shkoi me skuadren turke per faze pergatitore ndersa te djelen do te jete ne Rome. Mediat italiane e kane bere te ditur zyrtarizimin e shkembimit me Canes dhe Mosleres. Futbollisti i kombetares kuqezi do te firmosi nje kontrate pese vjecare ku do te perfitoje 1.7 milione euro ne sezon por qe mund te rritet ne te ardhmen. Cana do te pritet me buje te madhe ne Rome ku tifozet e Lazios prej kohesh jane entuziasmuar nga afrimi i tij ne skuader. .
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2773 |