Legjionaret/ Cana rikthehet titullar te Gallatasaraji | ||||
|
Lorik Cana do te rikthehet te luaje si titullar ne skuadren e tij. Ditet e fundit kane qene te mbushura me lajme dhe polemika per faktin se pse nuk ka mundur te luaje Loriku. Ai vete ka qene i pakenaqur nga situata e krijuar dhe marredhenia e tij me trajnerin Frenk Rajkard.Canaj kishte nisur te mendonte largimin nga turqit e Gallatasarajit, ne muajin janar. Por mesa duket kjo ceshtje ka ndryshuar kurs ne ditet e fundit. Trajneri Frenk Rajkard ka vendosur që ta aktivizoje kuqeziun prej minutes se pare ne sfiden qe verdhekuqte do të zhvillojnë të dielën në stadiumin “Ali Sami Jen” perballe Istanbul Bujuksehir. Per kete sfide, 27-vjeçari shqipetar ka deklaruar: “Ne fundjave luajme perballe nje kundershtari te forte. Ne javen e dyte te kampionatit, kundershtaret tane kane mposhtur Beshiktashin. Pavaresisht emrit jo te madh që ka kjo skuader, na pret nje ndeshje e vështire”. Kjo do të jete hera e dyte që Lorik Cana do te luaje si titullar me Gallatasarain në Superligën turke. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2511 |