Dje ne oren 12:00 ka perfunduar afati per te kerkuar nje bilete per ndeshjet qe kombetarja Shqiptare do te luaje ne kampionatin europian France 2016. Te gjithe ato tifoze te kombetares kuq e zi qe kane bere kerkesen per nje nga ndeshjet e Shqiperise do te njoftohen nga UEFA brenda fundit te muajit Shkurt. Nga ana tjeter UEFA ka njoftuar se eshte akoma e mundur qe te sigurohet nje bilete per sektoret mikse. Cdo tifoz pavaresisht nenshtetesise, mund te beje kerkesen per te qene prezent ne nje nga ndeshjet e kombetares. Ne kete menyre edhe tifozet shqiptare te Maqedonise apo nga Lugina e Presheves mund te kene mundesine qe te paisen me nje bilete. Afati i fundit per bere kerkesen eshte data 1 Shkurt.
|