FSHF/ Orges Shehi fiton Topi i Arte, me i miri 2012
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Dhjetor 2012 18:47   Shtyp

orges_shehi_besa“Topi i Artë” i FIFA-s nuk është dorëzuar ende, por Shqipëria e ka shpallur fituesin për të sajin në mbrëmjen festive të fundvitit në kompleksin “Tropikal” në Durrës. Ky është një durrsak, gardian i portës dhe që luan me Skënderbeun. Pikërisht Orges Shehi.
Numri 1 i kampionëve la prapa dy sulmuesit e ekipit të tij, Sebino Plakun dhe Pero Pejiçin.

Për këtë “Top të Artë” votuan 14 trajnerët dhe 14 kapitenët e ekipeve të Superligës.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vlerësoi vitin 2012 si pozitiv.

Federata Shqiptare shfrytëzoi festën për të dhënë edhe disa vlerësime për karrierën. Loro Boriçi, ish-lojtar dhe ish-trajner i paharruar, u vlerësua me “Nderin e Futbollit Shqiptar”.
Tri figura si Skënder Halili, Qemal Vogli dhe Skënder Hyka morën vlerësimin “Legjenda të Futbollit”, dy të parët pas vdekjes.
Me “Pllakatë Mirënjohjeje” u vlerësuan Sami Shefa e Aurel Vërria pas vdekjes si dhe Osman Reçi, Jani Kaçi dhe Skënder Ibrahimi.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide