Skenderbeu/ Orges Shehi, i qetë përpara Debrecenit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 10 Korrik 2012 21:32   Shtyp

Orges_shehu_skenderbePasi ka konfirmuar se do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Skënderbeut edhe për sezonin e ardhshëm, portieri i Kombëtares shqiptare, Orges Shehi shfaqet mjaft i qetë përpara aventurës në Champions League.

Kampionët e Shqipërisë, të drejtuar nga trajneri Stanislav Levi do të luajnë në turin e dytë kualifikues të aktivitetit më prestigjioz për klube kundër hungarezëve të Debrecenit. Këta janë një kundërshtar mjaft i vështirë, që në dekadën e fundit kanë dominuar futbollin në Hungari, por Shehi shfaqet optimist për shanset e skuadrës.


Përsa i takon ndeshjes së parë, më 17-korrik në Korçë, Shehi kërkon nga skuadra arritjen e një rezultati pozitiv, por beson se ai takim nuk është përcaktues, pasi fituesi i duelit del pas 180-minutave.


Sfida e parë në Korçë do të luhet në orën 20:30, ndërsa ajo do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh bullgarë, me kryesor 37-vjeçarin Nikolai Jordanov.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide