Miqesore/ Bilisht Sport –Skenderbeu 0-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 29 Gusht 2011 23:18   Shtyp

skenderbeu_goolSkenderbeu ka fituar miqesoren e rradhes me skuadren modeste te Bilisht Sportit. Trajneri Duro kishte hedhur ne fushe nje skuader me jo te gjithe titullaret. Ai ka dashur te provoje ne kete miqesore kongolezin e ardhur para pak ditesh nga Lokereni i Belgjikes Marcel Mbayo Kibemba. Ai ka lene pershtypje te mira ne miqesore. Golin e vetem ne kete ndeshje miqesore e shenoi Renato Arapi qe mesa duket ka kaluar plotesisht demtimin qe e shqetesonte prej dy javesh. Per Skenderbeun rezultati ne kete miqesore kishte shume pak rendesi ndersa per vendasit e Bilishti Sportit ishte nje miqesore prestigjoze dhe kishte ngjalluar interesimin e tifozerise vendase.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide