Poloni/ Balaj gol dhe fitore ndaj Plakut
nga AlbaniaSoccer   E diel, 28 Korrik 2013 21:38   Shtyp

Bekim Bala2Bekim Balaj jo vetëm që ka fituar ndaj Sebino Plakut, por ka shënuar edhe një gol të rëndësishëm për skuadrën e tij. Bomberi shkodran, në javën e dytë të kampionatit polak ka shënuar golin e dytë personal për skuadrën e Jagellonias ku është huazuar nga Sparta e Pragës këtë vit. Të djelën, në derbin e shqiptarëve triumfoi Balaj që mundi Plakun në fushë. Slasku u mund në shtëpi me rezultatin 2-3. Plaku e nisi si titullar ndërsa Balaj u aktivizua si zëvendsues në pjesën e dytë por shumë shpejt gjeti golin e tretë për skuadrën e Jagellonias që mori pikë të plotë edhe në javën e dytë.

komente