Ne fokus/ Agim Cana: Graniti është i poshtër! | ||
|
‘Ai është një i poshtër, që në deklaratat e tij ka vetëm gënjeshtra. Ne ia kemi siguruar provat në Nantes dhe ata të klubit kanë thënë se niveli i tij është si i një 14-vjeçari’, thotë Agim Cana për ‘Sport’. Graniti është djali i axhës së Lorik Canës. Në stinorin vjeshtor luajti për Flamurtarin e Prishtinës. Në deklaratat për ‘Sport’, ai kishte thënë se kurrë një herë nuk u ndihmua nga familja Cana, të paktën nuk ia mundësuan provat në ndonjë klub. Tutje, Agim Cana thotë se falë tij, Graniti fitoi një kontratë me Teutën e Durrësit. ‘Krahas provave në Nantes, unë personalisht kam ndikuar që të arrijë marrëveshje me Teutën e Durrësit, pasi në të kundërtën nuk do të mund të luante as aty’, shtoi ai. Agimi thekson se të gjitha ato që i ka thënë Graniti, janë gënjeshtra. ‘Kur u kam ndihmuar shumë lojtarëve tjerë, përse nuk do t’i ndihmoja një të afërmi tim’! pyet Agimi. Ai këto ditë ka ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet. |