Vasil Shkurtaj, do të luajë me një tjetër skuadër sezonin e ri. Ai është transferuar te Desportivo de Tondela (Portugali), ekip ky që u ngjit në Ligën e Dytë të këtij kampionati.
Pas një sezoni mjaft të mirë që bëri në Braga me ekipin Vilaverdense, sulmuesi i Kombëtares U-21 u vu në qendër të kësaj merkatoje, teksa shumë skuadra të kampionatit portugez kërkuan shërbimet e tij për sezonin e ri.
Shkurtaj ka zgjedhur ekipin e Tondelës, ku trajner është ish-futbollisti i Kombëtares portugeze, Vitor Paneira. Kështu, shqiptari do të nisë një tjetër aventurë me një tjetër skuadër të kampionatit portugez. |