Hasan Lika: Nuk ishte ndeshja jone me e mire! |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 12 Tetor 2013 21:46 |  | |
Trajneri i Partizanit Hasan Lika ishte i kenaqur me fitoren, por perseri shpjegon se skuadra e tij gaboi ne disa raste deçizive nderkohe qe kundershtari ka zhvilluar ndeshjen e tij me te mire.
"Jam i kenaqur me fitoren dhe tri piket, por mund te them se ndeshja qe ne zhvilluam, nuk ishte me e mira kete sezon. Ne duhet te shfrytezonim me se mire momentet dhe rastet e krijuara. Kundershtari mund te them se ka zhvilluar takimin me te mire kete sezon. Ishte nje atmosfere shume e kendshme dhe falenderoj tifozerine per perkrahjen", u shpreh trajneri Hasan Lika |