Kategoria Superiore/ Vllaznia-Tirana 2-2
nga Albaniassocer   E shtunë, 15 Tetor 2011 17:16   Shtyp
Tirana-vllazniAshtu siç pritej,ndeshja e sotme midis Vllaznise dhe Tiranes,dhuroi emocjone te shumta.Qe ne minutat e para vihet re qe ekipet kane hyre ne fushe per te fituar ndeshjen.Sinjali i pare vjen nga Vajushi qe humbet nje rast te mire ne minuten 11.Pak me vone Lika godet shtyllen.Ndeshja zhvillohet ne menyre te kenaqeshme per spektatoret e shumte qe gjenden ne shkallet e stadjumit.Ne minuten e 28-te do te kete nje tjeter rast te mire per Tiranen qe me ane te Takut godet nje tjeter shtylle.Tirana duket se ka nje supremaci te lehte ne kete pjese te ndeshjes dhe kjo vihet re edhe me rastin qe ka perseri Lika ne minuten e 39-te por Vujadinovic reagon shkelqyeshem.Pjesa e pare mbyllet me nje rast te Vajushit por topi i gjuajtur nga ana e tije pritet lehtesisht nga Lika.
Pjesa e dyte fillon me nje zevendesim te goditur te Joses.Trajneri tiranas zevendeson Sinanin,inegzistent ne fushe,me te riun Bardulla qe i jep lojes nje tjeter pamje.Ne minuten e 48-te ndodh nje epizod qe mund te influencojne ndeshjen.Sina ben nje nderhyrje shume te rende ndaj Vajushit dhe per çudi albitri Sino nuk i tregon kartonin e verdhe,per me teper qe Sina e kishte nje te tille qe ne pjesen e pare.Pak minuta me vone vjen goli i pare per Vllaznine me nje super gjuajtje te Sukajt qe nga rreth 35 metra mposhte portjerin Lika.Ky gol ishte nje magji e vertete dhe pati nje zhvillim te quditshem.Ne momentin para gjuajtjes,trajneri Josa kupton qe Sukaj do te gjuajne dhe i therret sulmuesit "JO".Shkodrani i sulmt nuk e degjon urdherin e trajnerit dhe shkunde rrjeten tiranase.Vete Sukaj per te festuar golin i drejtohet stolit shkodran dhe perqafohet me Josen.Pa kaluar as 10 minuta Vllaznia dyfishon rezultatin me ane te mbrojtesit Petrovic.Mbrojtja bardhe e blu nuk e largon siç duhet topin dhe mbrojtesi me nje gjuajtje shume te bukur fluturimthi godet trekendeshin e Likes.
Pas golit te dyte Vllaznise mund te themi qe vendoset ndeshja.Trajneri Rubio zevendeson do mbrojtesit anesore me dy mesfushore si Ferraj dhe Tushe.Kurse  homologu i tije Josa nuk kupton qe Vajushi eshte ne nje dite te keqe dhe duhet zevendesuar.Pikerisht nga nje gabim ne mesfushe te Vajushit vjen goli i pare i Tiranes me ane te Morines.Por Josa insiston me Vajushin ne fushe dhe nderrimin e ben vetem pas barazimit te Tiranes, qe vjen  me nje gol shume te bukur te Duros ne minuten e 79-te.Ne kete moment duket sikur ekipet jane te kenaqur me kete rezultat por do te ishte minuta e 90-te qe do ti jepte nje zhgenjim tifozave te shumte shkodran.Xhevahir Sukaj fiton nje top ne mesfushe dhe drejtohet drejt portes tiranase por i vetem para Likes i dhuron topin atije me nje gjuajtje te lehte.Pas 4 minutash shtese mbyllet gjithqka ne barazim total jo vetem 2-2 me gola por edhe ne 6-6 me goditjet nga kendi dhe ne 10-10 faullat.

Kliko - skeda e ndeshjes

Kel Naraci
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide