Kupa e Shqiperise/ Kamza-Flamurtari 1-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 20 Tetor 2011 08:58   Shtyp

kamza_lushnja_thumbNuk ka më bukur se sa nje fitore ndaj ekipit pretendent në grup. Pas Vllaznisë e pëson edhe Flamurtari në qytezen simpatike. Kamza ka bërë një start të mirë në ndeshjet e para në grupe, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ajo ka mundur nënkampionen e Shqipërisë, skuadrën e Flamurtarit të Vlorës me rezultatin 1-0. Me këtë rezultat, ka marrë edhe tre pikët e para në grupin B, ku bëjne pjesë ekipet e Kamzës, Flamurtarit, Teutes dhe Pogradecit.


E mërkurë, 19.10.2011, ora 14.00, në stadiumin “Dajti”,

Shikues: 2000

Koha e mirë me diell dhe e ngrohtë, temperature 20 0 C. Terreni mjaft i mirë.

Kamza-Flamurtari 1-0

Kamza: Bytyçi, Ndreka, Likmeta, Hallaçi, Ardit Beqiri, Belçev, Mici, Karapici (74` Gega), Pema, Manuka (82` Qata), Dalipi (69` E. Tafaj)

Trajner: Ernest Gjoka

Flamurtari: Spaho, Begaj, Liçaj, Shehaj, Xhelili, Orjad Beqiri, Arbëri, Telushi, Brkiç (74` Hysa), Kuqi, Shtubina

Trajner: Edmond Lutaj

Gjyqtarë: Sokol Çekaj (Lezhë), Klodian Vargu (Lezhë), Paulin Simoni (Lezhë), Rigers Pjetrushi (Lezhë)

I deleguar i FSHF-së: Besnik Çela (Tiranë)

Shënues: 9` Ndreka

Kornet: 6 / 4

Kartona të verdhë: 40` Shehaj (Flamurtari), 42` Ardit Beqiri (Kamza), 52` Brkiç (Flamurtari), 58` Hallaçi (Kamza), 75` Manuka (Kamza)


Kronika e lojës:

Topin e parë nga mesi I fushës e kanë shkelmuar vëndasit, ndërsa miqtë kanë zgjedhur portën. Loja ka nisur e bukur me ritëm dhe nivel të lartë, me sulme nga të dyja krahët. Nëpese minutat e para janë dy raste të pastra për shënim nga ana e kamzalinjve, por Pema dhe Dalipi nuk mundën dot të shfrytëzonin. Në minutën e 9-të, vjen dhe goli i vendasve. Manuka kroson nga korneja dhe aty Ndreka që ka ardhur në ndihmë të sulmit,ka goditur me kokë, duke mposhtur portierin Spaho dhe 1-0 për Kamzën. Pas tre minutash është përsëri Pema, që ka shpërthyer nga e majta dhe ka gjuajtur shtrirazi e topi ka përfunduar në shtyllën pingule duke u kthyer përsëri në lojë e më pas ka pastruar zonën mbrojtja vlonjate. Në minutën e 21`-të, Brkiç gjuan një goditje dënimi nga rreth 25-m, ballë për ballë me portierin Bytyçi, e topi ka prekur shtyllën, është rikthyer në lojë e Telushi brenda zonës, ka goditur me kokë, e portiere Bytyçi tregon vlerat e tij duke bërë një pritje të bukur. Në minutën e 30-të, goditje dënimi për Kamzën, ekzekuton Dalipi rreth 21-m, larg portës mike e topi kalon ngjitur me traversën, jashtë. Në të 34-rtën minutë Pema nga e djathta e sulmit vëndas, ka shpërthyer në zonë, ka gjuajtur në ecje e sipër shtriraz e topi kalon tërë pasqyrën e portës e del jashtë, ngjitur me shtyllën pingule. Më pas vijnë dy kartona të verdhë, nga një për secilin ekip. Me rezultatin 1-0 për vëndasit, lojtarët kanë hyrë në dhomat e zhveshjeve.


Pjesa e dytë ka nisur pak më e mirë për miqtë, të cilët kanë arritur të bëjnë presing në kërkimit të golit të barazimit, por mbrojtja e kamzalinjve me në krye Ndrekën, që pa dyshim ka qënë lojtari më i mirë në fushë, Beqirin, Hallaçin e Likmetën, nuk ka lejuar që sulmuesit vlonjat Shtubina, Kuqi e Brkiç ti afroheshin portës së Bytyçit. Nga rastet e kësaj pjese loje mund të përmendim minutën e 47-te,, Karapici ka future një kros në portë e Dalipi, me kokë e topi del jashtë. Në minutën e 56-të, kemi goditje dënimi ballëpërballë me portierin Bytyçi, rreth 17-m larg, ka gjuajtur Brkiç e ka shkëlqyer pritja e bukur e Bytyçit. Tashmë kemi një presing nga ana e Flamurtarit për gati pese minuta, ndërmjet sulmuesve vlonjatë e mbrojtësve vëndas. Në të 18-tën, minutë vjen edhe rasti i vetëm i Flamurtarit , ku gjuan Begaj nga 25-m, dhe topi shkon ngjitur me shtyllën trasversale. Në minutën e 67-të, Brkiç shpërthen në zonën e Kamzes dhe në momentin që bëhej gati për të goditur në portë, është këmba e Hallaçit që ka hequr topin. Në minutën e 69-te, vjen dhe ndrimi i parë i vëndasve, del kapiteni i skuadrës Klevis Dalipi dhe futet Enri Tafaj. Në të 79-tën minutë është një kundërsulm i shpejtë i Gegës që ka shpërthyer duke u ikur dy mbrojtësve vlonjatë, Liçajt e Arbërit ka vonuar në dhënien e topit në drejtim të Manukës, ka kuptuar portieri Spaho që ka dalë para tij e ka pastruar zonën. Edhe më pas kane qënë Kamzalinjtë që kanë rrezikuar disa herë. Edhe pse pati tre minuta shtesë, lojtarët e Kamzës jo vetëm që nuk u kthyen në mbrojtje, por sulmuan në kërkim të golit të dytë. Përefundimisht me rezultatin 1-0, skuadra e Kamzës, ka marrë 3-pikë, duke e renditur si pretendente për të kaluar grupin.


Deklaratat e trajnereve pas ndeshjes:


Ernest Gjoka, trajner i Kamzës: -
“Normalisht që jemi të kënaqur me këtë fitore, e cila e motivon skuadrën me moral të lartë, pasi ka mundur në shtëpinë e saj dy ekipet më të mira të Shqipërisë, Vllazninë dhe Flamurtarin. Treguam nivel të lartë loje e tani çdo gjë për ne ka kaluar. Mëndja jonë tani është te ndeshja e rradhës për kampionat ndaj Tomorit”.

Edmond Lutaj, trajner i Flamurtarit: - “Ndeshja ishte mjaft e vështirë për ne. Kamza siç dihet ka lojtarë superlige dhe ne e kishim vlerësuar në maksimum. Gjatë pjesë së parë skuadra nuk pati lidhjet ndërmjet reparteve, ndërsa gjatë pjesës së dytë, reaguam duke krijuar presion. Kamza fitoi me meritë.”

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide