Kombetarja/ Xhani De Biazi: Lojtaret zbatuan mire skemat e mia taktike
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 23 Maj 2012 21:52   Shtyp

giani_de_biassiNdeshje e mire taktikisht, por rezultati nuk i përgjigjet lojës me rastet e shumta te shpërdoruara nga kuqezinjtë. Me fitoren e pare zyrtare ne palmaresin e tij si numri një i pankines kuqezi tekniku De Biasi nuk ka nguruar te beje një rezyme te miqësores me Katarit pas kthimit nga Spanja te fituar nga Shqipëria me rezultatin 2-1.

“Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, përtej rezultatit që nuk është gjëja kryesore. Djemtë qëndruan mirë në fushë, luajtën ashtu siç doja unë. Ne krijuam shumë mundësi për gol sidomos në pjesën e parë. Luajtëm mirë nga krahët. Natyrisht ka gjëra për t’u përmirësuar pasi kishte lojtarë që luanin për herë të parë, por në përgjithësi ishte një provë e mirë”-deklaroi De Biazi

Kjo  ndeshje miqësore e nuk u transmetua nga asnjë kanal televiziv për shkak te kostos se larte. Duke filluar qe nga dita e enjte kuqezinjtë nen drejtimin e De Biasit priten te zhvillojnë tre seanca stërvitore përpara se te nisen ne datën 26 maj drejt Stambollit. Një dite me pas kombëtarja shqiptare do te zhvilloje miqësoren e dyte me Iranin ku priten te bashkohen edhe dy prurjet me te reja portierë Etrit Berisha dhe mesfushori Mergim Brahimi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide