Kombetarja/ Alban Bushi menaxheri i kombetares Shqipetare
nga AlbaniaSoccer   E martë, 17 Janar 2012 22:42   Shtyp

alban_bushiArdhja e trajnerit italian Xhani Di Biazi duket se do të jetë dhe starti i ndryshimeve në kombëtaren Shqiptare të futbollit.

Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit kane pohuar për “Top Channel”,  se një nga golashënuesit më të mirë të kuqezinjve, Alban Bushi është emëruar të martën menaxher i përfaqësues tonë.


Kjo metodë është aplikuar në shumë përfaqësuese me emër në futbollin europian dhe atë botëror. Ish-sulmuesi do të jetë i pranishëm në cdo hap të kombëtares dhe përvec kësaj do të jetë një ndër njerëzit më të besuar të trajnerit të kombëtares.


Alban Bushi do të vëzhgojë lojtarët e Superligës që luajnë me kombëtaren dhe përvec kësaj mund t’i sugjerojë trajnerit Di Biazi dhe futbollistë të cilët janë pretendentë për të veshur fanelën kuqezi.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide