EURO 2012/ France-Shqiperi 3-0 | ||
|
Pjesa e pare nis keq per kuqezinjte qe ne mbrojtje e kane mjaft te veshtire te kuptojne levizjet e kundershtarit. Lala dhe Cana bejne mire ne qender ndersa Vangjeli me Dallkun vuajne presionin e Nasris, M’Vilas apo dhe ndonje tjetri. Goli i pare erdhi ne minuten e 11-te, shume shpejt per nje mbremje te gjate. Per here te pare Ujkanin e mposhti futbollisti i Chelsit Florent Maluda. Shqiperia e Kuzhes perpiqet te dale nga zona e saj duke kerkuar Hyken e Salihin por qe shpesh gjenden te vetem e te izoluar nga lojtaret francez. Odise Roshi ne ndeshjen e tij te pare me perfaqesuesen jep shkendija pozitive dhe ne ndonje rast ben dhe ndonje levizje spektakolare. Shfrytezon shpejtesine dhe e nxjerr kombetaren tone disi perpara. Gjerat po ecnin mire dhe mesfusha po mbante larg sulmuesit francez. Goli i dyte erdhi pas nje aksioni te bukur dhe kokefortesise se Nasrise qe ne fund sherbeu per Remy dhe ky mposhti ne minuten e 36-te Ujkanin per here te dyte. Deri ne fund kuqezinjte shmangen golin e trete dhe iu drejtuan dhomave te zhveshjes. Gjate ketyre 45-minutave vlen te vecohet nje gjuajtje e Roshit dhe Likes nga distanca. Ne pjesen e dyte Shqiperia u mundua ti ulte me cdo kusht ritmin francezeve per te mos pesuar nje goleade. Te dy trajneret bene disa zevendesime dhe ndeshja nuk kishte me fytyren e pjeses se pare. Kuqezinjte u munduan te krijonin rrezik tek kundershtari po e kishin te pamundur te gjenin porten e Lloris. Ne minuten e 67-te Reveillere shenoi edhe golin e trete duke i lene ne vend Ujkanin. Shqiperia mundi te mos pesonte me deri ne fund dhe beri nje paraqitje zhgenjyese perballe vendasve ne France. Kuqezinjte tane ngelen ne kuoten e 8-te pikeve te parafundit ne grupin D. Ndeshja e fundit do te zhvillohet te marten ne “Qemal Stafa” me Rumanine por dhe ky takim nuk do te ndryshoje asgje ne klasifikim pavarsisht rezultatit. |