Ekskluzive / Alban Ramaj: Skerdi Curri mesfushori ofensiv me formë më të mirë! | ||
|
![]() Aue qe nga specialistet e futbollit gjerman eshte paraqitur si kandidatja numer nje qe te bjeri nga kategoria, pas 6 fitoreve radhazi ndodhet ne poziten e dyte me 23 pike, tre me pak se ekipi i Fanol Perdedaj, Hertha Berlin SC. Kavajasi me shtetesi gjermane ka merita te medha ne ngritjen e ekipit nga liga e trete ne te dyten. Ai ne Erzgebirge ka ndertuar nje shtepi dhe disa lojtare banojne me qira ne shtepine e tij dhe sipas Sport Bild, disa futbolliste si psh Lojtari i Kombetares Tuneziane, Najed Braham ka perfituar shume nga keshillat e Currit dhe ai po ashtu eshte bere legjende e ketij klubi. ( Ekip qe ne vitin 1989 eshte eliminuar ne Kupen e UEFA- se nga Flamurtari i Vlores 0:2 ne Vlore dhe pate fituar 1:0 ne Aue. Ekipi asokohe mbante emrin Wismut Aue, pas bashkimit te Gjermanise- ekipi mban emrin e regjionit Erzgebirge e jo te Uzines Sovjetike te Uraniumit) . Ne Aue luan edhe sulmuesi i Kosoves Alban Ramaj. Ai ne fazen pergatitore u lendua ne ndeshjen miqesore kunder Schalke 04 1:3 dhe pushoj per dy muaj. Eshte kthyer, para kater ndeshjeve. Mirpo, fal fitoreve te nje pas njeshme, Ramaj eshte vetem ne 18 shen e pare te skuadres. Akoma nuk ka debutuar ne futbollin profesionist. Ndeshja e vetme qe ka luajtur ishte ajo Kosova- Xamax 2:0. Ne nje prononcim per Albaniasoccer.com, Ramaj shprehet:" Curri eshte shume i rendesishem per ekipin tone. Po e udheheq ekipin nga fitorja ne fitore. Krejt loja e jone bazohet ne kreativitetin dhe idete e tija". A mendoni se Curri mund ti ndihmoj Kombetares? Ramaj: " Kam pare ndeshjen me Malin e Zi ne stadion dhe me Uzbekistanin. Curri per momentin eshte mesfushori me i mire ofenziv me pasaporte shqiptare. Natyrisht, se e ka vendin ne 11 shen e pare. Ama Aue jane te gezuar se nuk luan per Shqiperine. Sepse, kane frike nga lendimet dhe ne kete menyre, ai eshte me i fresket dhe me i dobishem per Aue. Po, nese Kosova pranohet ne UEFA. Per kualifikimet e KB 2014 do e marrim per Kosoven. Me ate loje qe treguam ne Zvicer dhe nese rikthehen Cana; Behrami, Shaqiri, Dallku, Curri, Ferati, Vllezerit Xhaka, Harbuzi, Bajrami, Mavraj, Toski, Beqiraj dhe Ujkani besoj se do arritim shume. Mund te them se Futbolli ka nje te ardhme te mire! Sami Baqaj |