FSHF / Hetim akuzave per blerjen e kater lojtareve Lushnjar
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 25 Nentor 2009 17:33   Shtyp

fshf_stadiumiFederata Shqiptare e Futbollit, kërkon të informojë opinionin sportiv shqiptar,  për shqetësimin e saj në lidhje me deklaratat e fundit të drejtuesve të Klubit të Futbollit Lushnja dhe Bashkisë së këtij qyteti, për tentativë korruptimi të katër futbollistëve të saj, nga ana e Klubit të Futbollit Bylis.

Federata Shqiptare e Futbollit, duke vlerësuar këtë informacion të bërë publik në shtyp, ka nisur hetimet për këtë çështje. Dy inspektorët e disiplinës pasi janë njohur me çështjen dhe janë nisur që sot në Lushnjë për të kontaktuar me drejtuesit dhe futbollistët e FK Lushnjës dhe për të mbledhur materialet e nevojshme në lidhje me këtë hetim. Ata do të kontaktojnë edhe me  drejtuesit e klubit të Bylisit të cilët akuzohen se kanë tentuar të blejnë 4 futbollistë lushnjarë përpara ndeshjes shumë të rëndëishme të fundjavës Lushnja - Bylis.

Federata Shqiptare e Futbollit

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide