Ne fokus/ Admir Memedi ndihmon klubin e tij të vendlindjes “KF Gostivari” | ||
|
“I tëre udhëtimi dhe qëndrimi e skuadrës në Antalia përkrahet nga Admir Mehmedi, pastaj Nagip Memedi, një biznesmen i njohur me vendbanim në Zvicër si dhe Remzi Abdullai, drejtor i Vardar Dolomit. Me këtë rast dëshiroj t’i falënderoj publikisht personat në fjalë”, deklaroi Vesel Memedi, kryetar i KF Gostivari. Ekspedita e KF Gostivari për në Antalia do të niset me 4 shkurt me autobus të kompanisë transportuese nga Gostivari “Nasir Tours”, që është sponsor i udhëtimit. “Kjo është një ndihmë e madhe për klubin për realizimin e ëndrrës së kamotshme të futbolldashësve në Gostivar”, theksoi Mehmedi, duke falënderuar publikisht përkrahësit e klubit. Në Antali, skuadra do të zhvillojë 4 ndeshje kontrolluese me ekipe të njohura nga vende të ndryshme evropiane që poashtu gjenden në përgatitje në Antalia, ndërsa kundërshtarët do të bëhen të ditur në ditët në vijim. |