Futboll / Flamurtari - Hysi 1:2 (0:1) | ||
|
Shënues: Gashi (50) për Flamurtarin, Zhdrella (26, 78) për Hysin Prishtinë, 25 prill - Sulmuesi i Hysit, Mentor Zhdrella me dygolëshin e tij i ka siguruar trepikëshin skuadrës së tij në ballafaqim më Flamurtarin e Prishtinës. Flamurtari dhe Hysi, janë përballur të dielën në “Xhemail Ibishi”, në kuadër të Javës së 26-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Hysi, që tashmë drejtohet nga strategu Arbnor Morina, në duel më “kuqezinjtë” e Prishtinës, ka shfaqur një nga ndeshjet më të mirë në sezonin pranveror. Madje pikërisht strategjia e lojës se Morinës i njohur më nofkën “Mourinho” i Kosovës, ka qenë çelësi i fitores ndaj Flamurtarit. Pas disa tentimeve të pasuksesshme nga të dy skuadrat, ishte Mentor Zhdrella (26), i cili më nga goditja e lirë në lartasin rreth 35 metra shënon eurogol dhe sjell në epërsi prej 0:1, ekipin e tij. Avantazhin e mysafirëve fare lehtë ka mundur të shtoj Yll Hoxha (28), i cili nga pozita ideale dështon. Fraksioni i dytë i lojës solli futboll edhe më të mirë. Futbollistët e Flamurtarit, më të gjitha forcat kërkoni barazimin, të cilën e arritën nëpërmjet Artan Gashit (50), i cili shënoi gol më kokë pas harkimit të F. Humollit. Edhe pas këtij goli të barazimit loja vazhdojë më ritëm të njëjtë, ku të dy skuadrat kërkon golin e dytë dhe të fitores. Ishin skuadra nga Merdara, e cila nëpërmjet Zhdrellës (78), arrin golin e fitores, të cilën Zhdrella e realizoi nga penalltia, pasi më parë Zaberxha u ndal brenda 16 metërshit nga Bajgora. Në minutat e fundit të takimit skuadra vendëse tentoi të barazoj rezultatin, por mbrojtja e hekurt e Hysit, nuk lejoj që vendësit të shënojnë golin e barazimit. Deklaruan pas lojës: Arbnor Morina, trajner i Hysit: “Futbollistët e mi treguan një karakter të fortë. Ata treguan karakter fitues. Jam shumë i lumtur që fituam këtë ndeshje”. Jusuf Tortoshi, trajner i Flamurtarit: “Golin e parë e pësuam më gabimin tonë. Kurse për golin e dytë mund të them se rregullat e futbollit po zbatohen në stadiumin tonë. Mendoj se kemi merituar një barazim”. Box Flamurtari - Hysi 1:2 Stadiumi i Flamurtarit Shkikues: rreth 300 Gjyqtar: Domi, Agërbashi, Mallaku KV: Osmani, M. Humolli, Ukzmajli (Flamurtari), Papuqi, Dragusha, Visoka (Hysi) FLAMURTARI: Burim Fejza, Shemsi Osmani, Milaim Humolli (Bexhet Govori), Alban Ukzmajli, Alban Mehmeti, Florim Humolli (Pren Marniku), Malsor Gjonbalaj, Valon Bajgora, Artan Gashi, Labinot Jetullahu, Agon Sylejmani (Qendrim Sejdiu). HYSI: Afrim Ademi, Ahmet Haliti, Qendrim Kida, Fisnik Papuqi, Rexhep Sogojeva, Drilon Dragusha, Yll Hoxha (Ardian Zaberxha), Gëzim Gashi, Mentor Zhdrella (Përparim Osmani), Labinot Osmani (Megzon Visoka), Enis Zaberxha. Fatmir Bytyci |