Ish-futbollisti i njohur kosovar, Ardian Kozniku, nuk sheh ndonjë ndryshim në qasjen e FIFA-s ndaj Kosovës. Vendimin e fundit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit për miqësoret e Kosovës, Kozniku 45-vjeçar e vlerëson si hap prapa. Në një intervistë për revistën kroate ‘Max’, ai ka folur edhe për ftesën që i është bërë për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës, lobimin që po bëhet për Kosovën e për shumë gjëra tjera. |