FSHF nuk eshte dakort me faljen e Kukesit. Menjehere pasi Apeli fali skuadren e presidentit Gjici, Komiteti Ekzekutiv ka akuzuar si te padrejte vendimin e marre. “Menjehere pas vendimit te Komisionit te Apelit sot me date 16.12.2013, i cili i riktheu tre piket skuadres se Kukesit, zbritur pak dite me pare nga Komisioni i Disiplines, Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit ne menyre unanime nuk eshte dakord dhe terheq vemendjen per mosrespektim te standarteve nga ky Komision”, thuhej ne deklaraten e FSHF-se, pak pasi Apeli fali Kukesin .
|