Skënderbeu/ Mirel Josa : Nuk jemi kualifikuar
nga AlbaniaSoccer   E diel, 21 Korrik 2013 19:35   Shtyp

mirel josaTekniku i Skënderbeut Mirel Josa i ka bërë thirrje skuadrës se akoma nuk është kualifikuar për në fazën tjetër të Uefa Champions League pasi janë edhe 90-minuta për tu luajtur. Kampioni i Shqipërisë arriti një rezultat të çmuar 0-0 në Baku ndaj Nefçi në takimin e parë kualifikues, por ky barazim sipas trajnerit nuk është një barazim favorizues, por premtues.

Josa nuk ka zbuluar formacionin, ndërsa akoma nuk dihet nëse Skënderbeu do të luaj me një apo me dy sulmues. Një gjë është e qartë korçarët në ndeshjen e kthimit kundër azereve do sulmojnë, por edhe do të jenë të kujdesshëm në prapavijë. Takimi do të luhet ditën e martë në Korçë në orën 20 të mbrëmjes. Nëse do të kualifikohen kampionët e Shqipërisë do të përballen në raundin e dytë me fituesin e çiftit Bate Borisov – Shaktar Karagandy.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide