Europa League/ Teuta Durres - Dacia Chisinau 3-1
nga AlbaniaSoccer   E premte, 05 Korrik 2013 08:09   Shtyp

teuta logoTeuta fitoi 3-1 kundër skuadrës moldave të Daças duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualfikimit për në raundin tjetër të Ligës së Europës. Në “Niko Dovana” të Durrësit, skuadra e Gugash Maganit mundi 3-1 moldavët e Daça të Kishinjevit. Fitore e rëndësishme për durrsakët që kanë në dorën e tyre kualfikimin.

Teuta tregon shpejt se është zonja e shtëpisë. Mban dhe qarkullon më shumë topin, por nuk arrin të çajë murin mbrojtës të kundërshtarëve. Rezultati ndryshon në minutën e 28-të. Në aksionin e parë të vërtetë Teuta kalon në avantazh. Merita e gjitha e Xhafaj i saktë në koordinim dhe gjuatje.

Festa e vendasve zgjat vetëm 9-minuta. Kundërsulm i shpejtë i moldavëve. Në befasi mbrojtja e Teutës, që i lejon Pavlov të shënojë me portën bosh. Mbyllet në barazim pjesa e parë, megjithëse Teuta rrezikon të ndëshkohet sërish në limitet e kohës së rregullt.

E njëjta tablloja e ndeshjes me nisjen e pjesës së dytë. Teuta mban topin, por rastet për shënim janë të Daças. Durrsakët kuptojnë se rrezikojnë shumë dhe kthehen te epërsia me Dostin në minutën e 68-të. Për të vulosur triumfin Europian të Teutës duhet një Eurogol i Mancakut. 3-1 dhe kaq mjafton që skuadra durrsake të hedhë një hap drejt kualfikimit.

Golat e ndeshjes Teuta-Dacia -kliko (video)

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide