Tirana/ Dede akuzon për trukim në Norvegji bardheblutë
nga AlbaniaSoccer   E premte, 24 Maj 2013 22:02   Shtyp
nevil_dede_1Nevil Dede ka akuzuar rëndë të premten futbollistët e skuadrës bardheblu, se kanë trukuar ndeshjen Alesund–Tirana 5-0, e luajtur më 12 korrik të vitit të kaluar për llogari të turit të dytë të “Europa League”. Ish-kapiteni i 24 herë kampionëve të vendit, tashmë në rolin e trajnerit të tyre, i befasoi të gjithë në konferencën e radhës për shtyp, kur deklaroi: “ I kam kërkuar klubit të hapë një hetim në prokurori për ndeshjen e luajtur në Norvegji mes Tiranës dhe Alesundit. Ka patur shumë histori dhe të pathëna në një ndeshje të trukuar”, kanë qenë këto fjalët e Nevil Dedes që ka konfirmuar më pas edhe tetë largimet nga skuadra e tij dhe përjashtimin e portierit dhe kapitenit Ilion Lika.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide