Kategoria Superiore/ Barazim në Korçë dhe Vlorë, goleadë e Kukësit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 30 Mars 2013 19:48   Shtyp

skenderbeu-teutaNë Korçë, me më tepër se gjashtë mijë tifoz të pranishëm,
Skënderbeu dhe Teuta janë ndarë në barazim. Asnjë gol I shënuar në një ndeshje mjaft të bukur ku secila nga të dy ekipet ka goditur traversën. Pejiç për kampionët në pjesën e parë I ka shkuar pranë golit dhe Tairi në pjesën e dytë ka goditur traun e portës njësoj si kroati. Pjesa tjetër e takimit ka qenë mjaft e luftuar por deri në fund portat kanë mbetur të paprekura. Skënderbeu ka ruajtur distancën me durrsakët që kanë buzëqeshur më tepër kur kanë mësuar për barazimin me Flamurtarin.

Vlonjatët janë ndalur në barazim në shtëpi me Besën në një rezultat të bardhë pa gola duke humbur mundësinë të rekuperuar terren me Teutën e vëndit të dytë. Besa ka marrë një pikë të çmuar në transfertë dhe tani e shikon më të afërt mbijetesën në Superiore.

Spikati fitorja e thellë e aspirantëve për një vend në Evropë, Kukësit. Verilindorët mposhtën 5-1 skuadrën e Shkumbinit. Tripleta e Popoviç i dha avantazhin prej tre golash Kukësit që në pjesën e parë të takimit. Më pas në pjesën e dytë ishte Manuka, dhe Malindi ata që pesëfishuan. Goli i vetëm i Shkumbinit u shënua nga Gjata pak para fundit të takimit.

Në dy sfidat e tjera, Luftëtari barazoi 1-1 me Bylis. Golit të Fonsekës iu përgjigj mjaft mirë Gërxho.

Po në barazim 1-1 përfundoi edhe sfida mes Apolonisë dhe Laçit.
Buljan kaloi miqtë në avantazh që në startin e lojës, ndërsa Ribaj barazoi për fierakët pak para përfundimit të pjesës së parë të takimit.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide