Kategoria Superiore/ Fiton Tirana, Luftëtari shkatërron Teutën
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 03 Shtator 2012 13:15   Shtyp

tirana_feston_gol_thumbTirana fiton bindshëm përballë Shkumbinit, 3-0 edhe pse në stol drejtohet nga zëvendës trajneri, Sokol Bulku

Në "Selman Stërmasi", bardheblutë kanë arritur të marrin 3 pikë shumë të rëndësishme përballë një kundërshtari të vështirë si peqinasit.


Në minuën e 30-të nga një rrëmujë në zonë përfiton Morina dhe me atë rezultat mbyllet pjesa e parë. Kur dukej se gjithcka do të mbyllej me këtë rezultat është Mirel Cota ai që shënon golin e dytë. Sulmuesi bardheblu kur kishte mbetur një minutë nga fundi i ndeshjes, përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Shkumbinit dhe vulos gjithcka.


Megjithatë, Morina kishte rezervuar një tjetër gol, dhe e shënon atë në kohën shtesë.


Pas dy ndeshjeve Tirana ka 6 pikë të plota, me 4 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.


Një fitore po kaq të rëndësishme, ka arritur skuadra debutuese në Superiore, Luftëtari. Gjirokastritët e drejtuar nga Nevil Dede shkatërrojnë 4-1 nënkampionët e Teutës. Nikolic, Licaj, Rraboshta dhe Shenaj janë autorët e katër golave, ndërsa goli i Mancakut, është goli i ashtuquajtur i nderit për skuadrën e Teutës.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide