Ekskluzive/ Erjon Hoti : I lumtur qe do te luaj me Lacin
nga AlbaniaSoccer   E diel, 22 Korrik 2012 20:51   Shtyp

erion_hoti_1Mesfushori i talentuar shkodran Erjon Hoti ka firmosur me ekipin e Lacit dhe per sezonin 2012-2013 do te mbaje veshur fanellen bardhezi te ekipit kurbinas.

I kontaktuar ne linje telefonike nga Albaniasoccer.com Erjon Hoti ka folur per ekipin e tij te ri si dhe per objetivat e klubit dhe ato vetiake.

“Jam shume i lumtur qe u bera pjese e ekipit te Lacit. Besoj qe do bejme nje paraqitje te mire kete kampionate duke u renditur mes me te mireve duke realizuar e objektivat e klubit. Une do te jape me te miren ne fushen e lojes per te ndihmuar ekipin ne realizimin e objektivit. Dua te falenderoj presidentin Pashk Laska si dhe trajnerin sebashku me stafin teknik qe besuan tek une dhe i premtoj qe do ja shperblej kete besim”.

“Objektivi personal i Hotit eshte per tu rikthyer atje ku ka qene dhe pse jo per tu ngjitur me lart. Besoj dhe shpresoj qe koha do te me jape te drejte”.

komente