Shkumbini/ Magani prane rikthimit ne shtepi?
nga AlbaniaSoccer   E diel, 22 Korrik 2012 19:38   Shtyp

gugash_magani_thumb_flamurtariGugash Magani me shumë gjasa do të jetë trajneri i ardhshëm i Shkumbinit. Një gjë e tillë është bërë e njohur dje nga burime të besueshme pranë klubit, ku për momentin trajner është Klodian Dervishi. Mësohet se marrëveshja me Maganin është shumë pranë, pasi palët kanë rënë parimisht dakord dhe pritet vetëm zyrtarizimi me firmosjen e kontratës. Për Maganin ky është një rikthim në shtëpi, pas aventurës të suksesshme me Flamurtarin dhe Besën e Kavajës. Në këtë mënyrë, klubi bardhekaltër po vijon me strategjinë e nisur një sezon më parë, ku u besoi lojtarëve të ardhur nga skuadrat zinxhir. Objektivi i palëve është mbijetesa në Kategorinë Superiore.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide