Champions League/ Skënderbeu përballë Debrecenit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 26 Qershor 2012 13:16   Shtyp

skenderbeu__ekip_kampionShorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka vendosur përballë kampionit shqiptar Skënderbeu skuadrën hungareze të Debrecenit. Një short i vështirë ky për korcarët pasi përballë tyre do të jetë skuadra më e sukseshme në këto 10 vitet e fundit në Hungari.

Ekipi i Debrecenit i cili drejtohet nga Elemer Kondas ka fituar 6 tituj kampion nga viti 2005 e deri më sot. Sezonin e kaluar kjo skuadër u kualifikua për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, por përballë Fiorentinës, Lionit dhe Liverolit nuk mori dot asnjë pikë duke u dalë jashtë këtij kompeticioni me 0 pikë. 

Ndeshjen e parë kampionët e Shqipërisë do ta luajnë në Korcë me 17-Korrik ndërsa atë të kthimit pas një jave në Hungari.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide