Ne Fokus/ Rudi Vata i denoncoi por drejtuesit e mohuan,por dje u vertetua
nga AlbaniaSoccer   E diel, 13 Maj 2012 15:23   Shtyp

vllaznia-shkumbiniVllaznia-Shkumbini  4-4

Ish trajneri i Vllaznis Rudi Vata para largimit te tij beri nje deklarat shume te guxishme duke akuzuar nënkryetarin Troshani dhe administratorin Shaba per garim jo te paster ne kampionat dhe diten e djeshme kjo gje u vertetua haptazi.

Edhe pse golat në një ndeshje futbolli janë ato që i japin emocion takimit, shënimi i njëpasnjëshëm i tetë golave në stadiumin "Loro Boriçi", nuk ka lënë një shije të mirë në ato pak tifozë që ishin të pranishëm. Reagimi i tyre ka qënë i drejtpërdrejt ndaj drejtuesve të të dy klubeve që kishin zënë vend në tribunën VIP, duke i akuzuar ato për kompromis në fiksimin e rezultatit të krejt takimit.

Barazimi 4 me 4 ka shpëtuar miqtë për të mos zbritur nga kategoria Superiore, ndërkohë që 3 golat e shënuar nga Dervishi e kanë ngritur atë në kuotën e 20 golave në këtë kampioant, duke e shpallur atë edhe golashënuesin më të mirë të Superligës, me një gol më tepër se Bakiu i Tomorit.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide