FSHF/ Komisioni Disiplines i shkul “veshin”, Flamurtarit!
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 07 Mars 2012 14:40   Shtyp

fshf_stadiumi_640668370Komisioni i disiplinës pranë FSHF ne mbledhjen e radhës ka shqyrtuar problemet disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme ne futboll. Ky komision për here te pare ka paralajmëruar dhe jo dënuar si ne rastin e Flamurtarit ndërsa nuk e shpjegon se ne çfarë neni te kodit te drejtësisë sportive e argumenton këtë vendim. Për koret ofenduese te tifozëve vlonjate përpara nisjes se takimit kundër Teutës ne fundjave disiplina ka paralajmëruar ekipin e Flamurtarit për marrje masash ne rast te përsëritjes se këtyre sjelljeve antisportive. Gjithashtu ne mbledhjen e radhës është dënuar edhe një futbolliste. Lojtarja e Jubin Danja, Mirasada Daknagaj për sjellje te keqe ndaj arbitrit dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe një gjobe prej 20-mije lekesh.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide