Kategoria Superiore/ Kastrioti-Tomorri 3-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 06 Nentor 2011 15:36   Shtyp
Kastrioti_golKastritoti ka shfrytezuar dy gola shume te shpejte ne fillim te cdo pjese duke arritur nje fitore te thelle dhe bindese ndaj Tomorrit qe vazhdon te thellohet nga kriza qe e ka zene ekipin.

Vendasit hapen serine golave qe ne fillim te takimit per ta dyfishuar rezultatin pas nje autogoli te Karamanit ne siparin e gjysem pjeses se pare.

Gjate kesaj pjese loje skuadra e Tomorrit nuk pati asnje rast per shenim, nderkohe qe vendasit ishin dukshem superiore.

Pa kaluar nje minute e fillimit te pjeses se dyte, skuadra e Kastriotit trefishoi rezultatin dhe i kishte te gjitha mundesite 10 minuta me pas te shenonte edhe golin e katert, por sulmuesi Parid Xhihani humbi penalltine e akorduar ne favor te Kastriotit. Gjuajtja e tij u prit nga Llani.

Pas ketij momenti niveli i lojes ra shume dhe Tomorri u mundua te bej dicka dhe 5 minuta para perfundimit te takimit Bakiu realizon golin e nderit per skuadren e tij.
komente