Ekskluzive/ Flamurtari largon Xhafen e Devollin, akuzohen per tolerim
nga AlbaniaSoccer   E martë, 31 Maj 2011 23:14   Shtyp

daniel_xhafa_flamurtariDy prej protagonisteve kryesore te ketij sezoni tek Flamurtari, Daniel Xhafaj dhe Bledar Devolli rrezikojne largimin nga skuadra vlonjate. Te dy lojtareve i ka perfunduar kontrata dhe pritet qe te mos i ofrohet rinovimi nga skuadra e Flamurtarit. Vendimi i marre nga stafi teknik dhe ai drejtues i klubit, do ti komunikohet lojtareve diten e enjte, ne nje mbledhje qe skuadra do te kete me presidentin Gjika. Ndonese Xhafaj u shpall golshenuesi me i mire i sezonit dhe Devolli ishte nje lojtar i rendesishem ne mesfushe, arsyeja e vertete e largimit te ketyre dy lojtareve ka te beje me mosimpenjimin e tyre ne disa ndeshje te rendesishme te kampionatit, qe sipas drejtuesve te klubit eshte bere me qellim prej te dy lojtareve. Tashme si Xhafaj dhe Devolli do ti duhet te gjejne nje skuader te re per sezonin e ardhshem.

Pirro Nika

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide