Kategoria Superiore/ Dinamo-Bylis 1-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 24 Prill 2011 22:28   Shtyp

dinamo-bylisNje gol ne fund te ndeshjes ka shpetuar Dinamon nga humbja dhe nje turperim qe mund ti kushtonte edhe renien nga Kategoria Superiore. Bylisi ka qene duke marre tre pike te arta pas golit te shenuar nga Abazaj por ne fund ka qene nje goditje me koke nga Vila ne minuten e 89-te qe ka barazuar shifrat. Dinamo ka qene totalisht ne kontroll te fushes por miqte nga Ballshi kane patur disa mundesi per te shenuar. Sfida ka nisur menjehere mire per Dinamon, teksa ne minuten e 2-te, pas nje aksioni te shpejte, Vila ka depertuar ne zonen e Bylisit dhe ne fund Orelesi ka shperdoruar. Vetem nje minute me pas, Brkic ka stopuar sakte nje top ne mesfushe dhe i vetem me Frasherin se ka kaluar dot portierin qe ka pritur topin me kembe. Minutat ne vazhdim kane pare ne fushe nje Dinamo agresive qe ka krijuar po pa u treguar e sakte ne finalizim.

Ne pjesen e dyte Dinamo per pak sa nuk shenoi aksidentalisht ne porten e saj. Milovic shpetoi nje devijim te gabuar te Malakarnes ne minuten e 52-te. Per te ardhur goli i pare duhej pritur minuta e 65-te kur Abazaj perfitoi nga nje gabim fatal i Orelesit qe nuk e ktheu topin si duhet mbrapa.

Dinamo trembet nga ky gol dhe fillon te sulmoje me forca te shumta por pa shume ide. Ballshiotet mbrohen mire dhe provojne te kundersulmojne. Dukej sikur do mbaronte me fitoren e miqve por ne minuten e 89-te Vila kercen mbi te tjeret, perfiton dhe nga dalja jo shume e studiuar e Frasherit dhe me koke barazon rezultatin. Bylis proteston per nje faull ne dem te portierit por gjyqtari Alla nuk mendon ashtu. Ne fund perfundon ne barazim 1-1, rezultat qe i le te dyja skuadrat ne rrezik serioz per te rene nga kategoria.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide