Komisioni Disiplines/ Pezullohet per kater ndeshje fusha e Shkumbinit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 19 Prill 2011 22:41   Shtyp
stadiumi_peqinSot pasdite Komisioni i Disiplines ka pezulluar me kater ndeshje fushen e Shkumbinit. Incidenti me gjyqtarin anesor i cili u qellua me shishe ne koke i ka kushtuar shume tifozerise vendasve dhe drejtuesve peqinas. Kampionatin do te jene te detyruar ta mbyllin jashte shtepise se tyre ne nje moment te veshtire ku i rrezikohet qendrimi ne Kategorine Superiore. Vec denimit Shkumbini ka marre dhe nje gjobe prej 1.5 milione lekesh gjithmone per trazirat qe u shkaktuan ne ndeshjen kunder Flamurtarit. Vlonjatet shpresonin qe mund ta merrnin fitoren ne tavoline por anetaret e Disiplines nuk kane qene te ketij mendimi.

Enea Shtrepi
komente