Kategoria Superiore/ Besa-Bylis 2-1
nga AlbaniaSoccer   E premte, 01 Prill 2011 22:38   Shtyp
besa-bylissBesa ka fituar me shume vuajtje derbin e mbijeteses qe u luajt sot ne oren 16:00 ne Kavaje. Nje ndeshje e nxehte dhe me shume tension ka qene kjo perplasje e skuadrave qe rrezikojne seriozisht te presin nje bilete per ne Kategorine Inferiore. Trajneri Agim Canaj dhe Gega kane marre karton te kuq ndersa pas ndeshjes drejtuesit e Bylisit kane protestuar dhe deklaruar se do i shkojne deri ne fund zbardhjes se kesaj maskarade qe u luajt ne fushen e blerte. Persa i perket ndeshjes Besa arritiĀ  te kaloj ne avantazh me te riun Shtini pas vetem 22 minutash. Goli i pare i ka krijuar besim dhe zemer kavajsve qe te ndihmuar nga tifozeria nuk terhiqen ne mbrojtje por kane sulmuar per te shenuar te dytin. Ja dalin mbane me ane te DoS Santos qe ka realizuar ne minuten e 37-te golin e sigurise. Por nuk ishte e thene qe te mbaronte pa histori te tjera ky takim. Ne pjesen e dyte Bylisi me bateri te karikuara ka gjetur forcat dhe reaguar. Goli i Abazaj ka ngushtuar shifrat ne minuten e 55-te dhe me pas ballshiotet kane kerkuar me te gjitha forcat barazimin. Deri ne fund Besa ka ruajtur avantazhin dhe eshte ngjitur ne kuoten e 26 pikeve nje me pak se Bylisi qe mban vendin e 10-te ne renditje.

Pirro Nika
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide