Kategoria Superiore/ Tirana-Shkumbini 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Mars 2011 16:01   Shtyp
tirana_feston_gol_thumbTirana ka fituar me Shkumbinin fale nje super goli te Jahmir Hykes. Vendasit kane hasur ne shume veshtiresi dhe dukej sikur goli nuk do te gjehej deri ne fund te ndeshjes. Ne pjesen e pare Tirana ka kerkuar me ngulm te zhbllokoje rezultatin por Pero Pejic ne nje forme shume te dobet nuk ka terhequr skuadren dhe e ka pasur te veshtire te fitoje duelet me Mujdragic. Lila dhe Lika kane provuar me gjuajtje jashte zone por pa sukses. Ne pjesen e dyte Shkumbini krijon disa mundesi per shenim, por Mustafaj dhe Kuli nuk bejne ate qe duhet para portes. Ne minuten e 63-te Jahmir Hyka, me i miri ne fushe per Tiranen ekzekuton mjeshterisht nje goditje denimi nga 25 metra dhe mposht portierin peqinas. Minutat ne vazhdim kane folur per bardheblute qe kane administruar avantazhin deri ne fund dhe marre tre pike te vlefshme. Tirana ngjitet ne vendin e peste me 37 pike ndersa Shkumbini ngel ne vendin e tete me 29 pike.

Pirro Nika
komente