Kategoria Superiore/ Dinamo-Skenderbeu 1-3
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Shkurt 2011 23:13   Shtyp

Skenderbeu_golSkenderbeu ka fituar ne Tirane ne nje ndeshje qe ngjante si nje miqesore. Dinamo ka toleruar dukshem duke bere qe te gjithe te pranishmit te fillojne dhe bejne humor per golat e shenuar. Fjalet ishin perhapur qe para ndeshjes qe do te shkonte keshtu dhe ka ndodhur ashtu si ishte perfolur. Skenderbeu ka marre me lehtesi tre pike ne Tirane kunder Dinamos qe ka leshuar shemtuar duke bere te duket si teater ne fushen e gjelber te Qemal Stafes.

Rezultati eshte bllokuar shume shpejt. Sosa ne menyre disi teatrale, rrezohet brenda ne zonen dinamovite qe ne minuten e 2-te. Gjyqtari Pashaj sinjalizon per 11-metersh, te cilin e ekzekuton duke mos gabuar, Shkembi. Gjate pjeses se pare Dinamo ka qarkulluar topin por pa rrezikuar porten e Shehit.

Ne pjesen e dyte Dinamo ka barazuar me Allmucen ne minuten e 76-te. Krosimi i Ferraj ka gjetur ate te zbuluar ne zone dhe mesfushori dinamovit e ka cuar topin pa veshtiresi ne rrjete.

Teatri fillon pas ketij momenti dhe Skenderbeu shenon dy here me Sozen. Ne minuten e 78-te Soza shfrytezon nje kundersulm dhe kalon ne avantazh korcaret. Me pas portieri i Dinamos del me karton te kuq dhe blute qe i kishin bere te tre zevendesimet fusin ne porte Allmucen. Soza shenon dhe golin e trete ne minuten e 85-te dhe tifozet e Dinamos fillojne te largohen nga stadiumi pa perfunduar akoma ndeshja ne shenje proteste.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide