Mirel Josa: Duhet te shfrytezonim rastet dhe epersine numerike
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 05 Shkurt 2011 16:07   Shtyp
Mirel_Josa_vllazniTrajneri i Vllaznise Mirel Josa ishte i kenaqur nga shpirti luftarak qe treguan djemte e tij si dhe nga loja e zhvilluar por rastet e shperdoruara ishin vendimtare ne vendosjen e rezultatin perfundimtar. "Ne pergjithesi luajtem mire por une do kerkoja me shume nga futbollistet e mi. Duhet ti kishin shfrytezuar me mire rastet e krijuara. Pashe nje shpirt luftarak nga te dyja palet, por ne duhet te kishim shfrytezuar dhe epersine numerike. Pas asaj loje shume te ashper me shume kartona dhe shume faulla une do ti pergezoja edhe kundershtaret per shpirtin e treguar ne loje. Sulmuesit e mi duhen te ishin me te kujdesshem por nuk na deshi dhe fati", perfundoi trajneri i Vllaznise prononcimin e tij per mediat.

Skerdilaid Sulozeqi
komente