Kategoria Superiore/ Shkumbini-Teuta 1-1
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 27 Janar 2011 00:00   Shtyp

teuta-shkumbiniNdeshja e luajtur kete te merkure, ne kuadrin e javes se 17-te te superliges, ajo e Peqinit, mes Shkumbinit dhe Teutes, ne te cilen eshte luftuar fort, ka pasur tension, kartone te kuq e te verdhe, por te dyja palet kane ndare vetem nga nje pike fale barazimit 1-1, te siguruar ne pjesen e dyte.

Vendasit pa kaluar shume minuta kane ngelur me 10 lojtare. Sulmuesi Mustafaraj per nje xhest antisportiv ka lene skuadren e tij me nje me pak dhe ka dale me karton te kuq. Teuta ka provuar te shfrytezoje superioritetin numerik por Shkumbini eshte mbajtur mire ne fushe dhe nuk ka pesuar gol.

Ne pjesen e dyte jane peqinasit ato qe gjejne forcen dhe provojne te shkojne ne porten e Rizvanit. Goli vjen nga kembet e Bekim Kulit qe me nje kthese spektakolare shenon ne minuten e 60’ e ndez te gjithe tifozet peqinas.

Avanatazhi nuk zgjat shume dhe tete minuta me vone Mirel Cota ne nje kundersulm mposht portierin e Shkumbinit dhe kthen barazpeshen.

Ne minutat e mbetura zhvillohet nje loje spektakolare me sulme dhe aksione nga te dyja skuadrat. Teuta shkon shume afer golit te fitores por Pepa dhe Cota nuk tregon te sakte para portes. Ne fund te dyja ekipet ndajne nga nje pike ne kete ndeshje.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide