Kategoria Superiore/ Flamurtari-Besa 1-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 13 Dhjetor 2010 22:30   Shtyp
Flamurtari_1Bledar Devolli ka shpetuar nderin e Flamurtarit duke shenuar nje gol me koke ne minuten e 5-te ndeshjes dhe i dhene fitoren skuadres se tij. Ky rezultat ka mbajtur edhe per kete jave Flamurtarin ne krye te klasifikimit duke iu larguar Skenderbeut ndjekes me tre pike.
Flamurtari ka zhvilluar nje ndeshje jo te mire dhe ka rrezikuar ne disa raste te ndeshkohet nga Besa e trajnerit Haxhiu. Avantazhi per vlonjatet ka ardhur shume shpejt. Qe ne minuten e peste Bledar Devolli ka shenuar me koke golin e pare dhe te vetem te krejt ndeshjes. Xhafa ka krosuar bukur nga nje goditje denimi dhe po kaq bukur ka realizuar edhe mesfushori.
Besa ka bere nje ndeshje me te mire se ne javet e kaluara dhe trajneri Gerti Haxhiu ka levizur shume skuadren e tij, qe ne pjesen e dyte ka kerkuar me ngulm barazimin. Mbrojtja vlonjate nuk ka lejuar Dos Santosin te shfaqet rrezikshem para portes.
Ne fund te ndeshjes ne kohen shtese kavajasit kane pretenduar per nje prekje te topit me dore po gjyqtari nuk ka menduar keshtu. Lojtaret e Beses kane protestuar gjate per kete rast dhe ne fund jane larguar te pakenaqur nga stadiumi.
Flamurtari me kete fitore ka marre prape kryesimin i vetem me 31 pike ndersa Besa ndan vendin e fundit me Elbasanin me 9 pike.

Pirro Nika
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide