Kategoria Superiore/ Kastrioti-Shkumbini 2:0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 22 Nentor 2010 22:41   Shtyp

kastrioti_fitoreNe Kruje ka fituar Kastrioti vendas ndaj Shkumbinit ne nje ndeshje te luajtur me nje terren te renduar nga reshjet e shiut. Krutanet kane shenuar nga nje gol per cdo pjese duke marre nje fitore te vlefshme. Keto tre pike vlejne per te qendruar larg fundit te tabeles dhe tani Kastrioti e sheh veten me 14 pike ne vendin e 9. Te dyja skuadrat ne pjesen e pare kane kerkuar te zhbllokojne rezultatin por ne fund nuk jane treguar te sakte para portes. Vetem ne minuten e 37’ mbrojtesi Shameti ka realizuar nje gol me koke dhe i ka dhene frymarrje skuadres se tij. Pjesa e dyte e ndeshjes eshte rrezikuar te mos zhvillohej pasi shiu i rrembyer nuk dinte te pushonte. Disa minuta gjyqtari kryesor ka pare fushen ne vende te ndryshme te saj dhe ne fund vendosi te luhej. Shkumbini me Kulin si organizator kryesor tenton te barazoje rezultatin por nuk ja arrin. Krutanet shenojne dhe golin e dyte me nje 11-metersh ne minuten e 76’ qe Turdiu e realizon. Miqte nuk kane me cte bejne dhe largohen nga Kruja te mundur.

Kliko per skeden e ndeshjes

Pirro Nika

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide