Kategoria Superiore/ Laci-Skenderbeu 0-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 30 Tetor 2010 23:07   Shtyp

laci-skenderbeuSkenderbeu i mesuar me fitore ne minutat e fundit ka arritur ta beje edhe ndaj Lacit nje gje te tille. Goli i mesfushorit Vishaj, i futur ne fushe ne vend te Shkembit ne pjesen e dyte i ka dhene korcareve tre piket duke i ngjitur ne krye te klasifikimit me pike te barabarta me Dinamon. Laci eshte dorezuar vetem pas këtij goli. Vendasit me pare kishin tentuar me te gjitha menyrat per te gjetur golin e fitores e per te kenaqur tifozerine e shumte ne stadium. Fati thone qe eshte me te fortet dhe kete rradhe Skenderbeut nuk i ka munguar. Edhe pse nuk kane rrezikuar thuajse fare pergjate gjithe lojes, korcaret kane ndeshkuar ne minutat e fundit vendasit qe kane zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire. Kurbinasve u ka munguar fati dhe qetesia ne finalizim dhe ne fund i jane dorezuar fatit te keq e kane dale me humbje nga kjo ndeshje ne shtepine e tyre.

Enea Shtrepi

Laci 0

Skenderbeu 1

Golat: Vishaj 86’


Laçi: Vashaku, Doku, Buljan, Kastrati ( 77' Karaxhiç), Kaja, Vucaj, Cavriç, Mustafaraj, Selimi, Marashi ( 46' Mile), Hysa. Trajner S. Nica.
Skenderbeu: Shehi, Dragusha, Vrapi, Bici, Ristovfski, Shkembi (73; Vishaj), Biskup, Soza ( 90+3' Asllani), Joliç ( 61' Markoviç), Berkiç. Trajner: Sh. Muça.
Gjyqtare: L. Jemini ( Tr), E Biçaku, ( Tr), A. Guçe (Lu).
Kartona te verdhe: Doku, Selimi, Bici, Fagu, Biskup,Joliç.

komente