Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Tirana 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 03 Tetor 2010 22:05   Shtyp

Skenderbeu-tironaNe sekondat shtese te kohes shtese Skenderbeu ka mundur te shenoje golin e fitores. Nje gol qe ka surprizuar jo vetem portierin e Tiranes Ilion Lika, por ka befasuar te gjithe stadiumin qe nuk i besonte syve qe ajo gjuajtje nga larg perfundoi ne rrjete.

Tirana e ka nisur mjaft mire takimin dhe pas vetem tre minutash kapiteni i bardhebluve Devi Muka ka shenuar golin e avantazhit me ane te nje goditje te mrekullueshme brenda zones. Ne minutat ne vazhdim, kryeqytetasit kthehen pas ne gjysemfushen e tyre dhe Skenderbeu u imponohet bardhebluve. Shkembi lojtari me i mire per korcaret dirigjon lojen e skuadres se tij, ndersa ne krahun tjeter Muka ben organizatorin per Tiranen. Pjesa e pare eshte mbyllur me avantazhin e Tiranes, avantazh i cili eshte barazuar nga Skenderbeu ne minuten e 53’ me ane te kroatit Biskup. Goli ben me krahe tifozerine korcare, nderkohe lojtaret gjejne guxim per te kerkuar fitoren. Lika ben gjithcka mire ne porte dhe ndalon lojtaret korcare te shenojne. Fatale per bardheblute jane sekondatat e fundit shtese te kohes shtese kur Soza provon nje gjuajtje nga distance qe ne dukje pa pretendime, perfundon ne rrjete. Ne stadiumin “Skenderbeu” ka feste dhe korcaret i gezohen fitores perballe nje skuadre me tradite si Tirana.

Enea Shtrepi

Skenderbeu 2

Tirana 1

E diele, 3 tetor 2010, ora 14.30, ne stadiumin “Skenderbeu”.

Shenues: 53’Biskup, 90+4 Soza, 3’Muka

Sknderbeu: Shehi, Fagu, Dragusha, Vrapi, Markoviç (71’ Ristovski), Bratiç (63’ Vishaj), Shkembi, Biskup, Soza, Joliç (71’Asllani), Brkiç. Tr.Sh.Muça
Tirana: Lika, Osmani (46’ Siloganis), Sina, Gvozdenoviç, Dushku, Karabeci, Babaj, Muka, Zizoviç (71’ Abazaj), Plaku, Pejiç (64’ Bushi). Tr.S.Starova
Gjyqtare: L.Emini (Tirane), E.Miho (Durres), P.Puto (Gjirokaster)
Vezhgues: L.Çuko (Tirane)
Kartona te verdhe: Shkembi, Biskup, Vrapi / Muka

komente