Besa/ Bizhdili nuk pranon dorëheqjen
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 20 Shtator 2010 16:12   Shtyp

Nexhat_bishdili1Dorëheqja që trajneri Shpëtim Duro i ka paraqitur presidentit Nexhat Bizhdili nuk është pranuar nga ky i fundit.

Presidenti i Besës megjithëse ka qënë shumë i mërzitur në përfundim të ndeshjes me Teutën nuk ka menduar për asnjë moment largimin e trajnerit Duro i cili i ka dhënë Besës deri më tani dy trofe shumë të rëndësishëm, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.

“Unë nuk e kam pranuar dorëheqjen e trajnerit Duro. Është një moment i vështirë sigurisht, por nuk e shoh të arsyeshme që ai të largohet. Kam biseduar me të dhe nuk do të largohet nga drejtimi i Besës. Ai do të vazhdojë të drejtojë Besën dhe për mua kjo nuk ka asnjë dyshim”,- tha në deklaratën e tij të shkurtër presidenti i Besës.


Ai është i vendosur që të mbajë në Kavajë trajnerin Duro, ndëkrohë që vetë trajneri është dukur shumë i vendosur për t’u larguar nga ekipi verdhezi.


Andi Kodra

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide