Shqiperia beson tek kualifikimi |
nga Administrator E diel, 19 Qershor 2016 14:58 | | | | |
Sonte ne oren 21:00 ne stadiumin de Luminiers te Lionit luhet ndeshja me e rendesishme e kombetares kuqezi. I gjithe stafi dhe lojtaret e Shqiperise jane optimiste per te arritur nje fitore kunder ekipit te Rumanise. Pavaresisht se Shqiperia akoma nuk ka shenuar asnje gol ne 2 ndeshjet e para kunder Zvicres dhe Frances tranjeri De Biasi eshte i bindur qe ekipi ne ndeshjen kunder Rumanise do te arrije tek goli. De Biasi eshte i sigurte qe ne qofte se lojtaret e tij do te shfrytezojne rastet qe krijojne atehere goli do te vij. Nga ana tjeter De Biasi dhe lojtaret vlersojne maksimalisht ekipin e Rumanise dhe do te impenjohen maksimalisht per te eliminuar gabimet e bera ne 2 ndeshjet e para. "Kjo eshte ndeshja me e rendesishme e karrieres tone futbollistike dhe jemi te motivuar per te arritur fitoren"- eshte shprehur portieri Berisha. De Biasi duket se do te luaje teknikisht ashtu sic ka bere ne 2 ndeshjet e kaluara kunder Zvicres dhe Frances me modulin 4-5-1. "Ky modul na ka dhene mundesine qe te krijojme goxha raste per te shenuar si me Zvicren ashtu edhe me Francen. Gjithashtu ekipi ka bere nje paraqitje me shume se dinjitoze dhe kemi treguar se e meritojme te vazhdojme me tej" - ka perfunduar De Biasi. Me te njejtin optimizem jane edhe lojtaret e tjere te kombetares te cilet me nje fitore kunder Rumanise kane shanse per t'u kualifikuar ne 1/16 te kampionatit europian. Edhe tifozet e shumte shqiptar te cilen kane shkuar ne Lion per te ndjekur ekipin e tyre jane optimiste dhe besojne se ekipi i tyre e ka forcen e duhur per ta kaluar me sukses ndeshjen kunder Rumanise. Ekipi i Shqiperise pritet ta filloje ndeshjen me kete formacion (4-5-1): Berisha; Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli; Lila, Xhaka, Kaçe, Abrashi, Lenjani dhe Sadiku. Kurse ekipi rumun pritet ta filloje ndeshjen me keto futbolliste (4-2-3-1): Tartarusanu; Sapunaru, Chiriches, Grigore, Rat; Prepelita, Hoban; Torje, Stanciu, Stancu dhe Alibec.
|