De Biasi ben enigmatikun, Agolli: shiriti pergjegjesi e madhe
nga Administrator   E martë, 14 Qershor 2016 21:45   Shtyp

de-biasi-konference-marsejeSot ne oren 18:45, tranjeri i kombetares Shqiptare, Giani de Biasi i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve ne prag te ndeshjes Shqiperi - France. Ai ka vleresuar formen e mire te kundershtarit, Franca, si edhe e ka cilesuar ate si pretendenti kryesor per fitimin e trofeut. "Ato kane lojtare mjaft te mire si Coman apo edhe Kante qe ka bere nje sezon impresionues me Leicester. Gjithashtu Francen e njohim mjaft mire pasi jemi ndeshur me te 2 here, ku ne Nantes kemi barazuar dhe ne Elbasan kemi fituar por kjo do te thote qe edhe Franca na njeh mire dhe ne asnje menyre nuk do te na nenvlersoje." - u shpreh tekniku i kuqezinjve.
I pyetur nga gazetaret per formacionin qe mund te jete titullar ndaj Frances, De Biasi ka bere misteriozin duke informuar qe Kaçe dhe Xhaka jane ne 100% te formes te tyre dhe qe formacioni do te jepet vetem pak para ndeshjes. "Ne nje aktivitet si Euro 2016, nuk mund te aktivizojme lojtaret qe nuk jane ne forme, keshtu qe do te aktivizohen ato lojtare te cilet do te jene ne forme optimale fizike dhe psikologjike"-ka vazhduar De Biasi.
Me tej ai eshte shprehur se ekipi do te beje maksimumin per te suprizuar Francen.
Pas De Biasit i eshte pergjigjeve pyetjeve te gazetareve edhe mbrojtesi i krahut Ansi Agolli. Ne te njejten linje me De Biasin, edhe ai ka vlersuar maksimalisht Francen, por qe kjo nuk do te thote qe hyme ne fushe te dorezuar. "Ne cdo ndeshje ne hyme ne fushe vetem per 3 pike, perndryshe do te ishte mire qe te mos vinim ne europian dhe te shikonim ndeshjet nga televizori"- eshte shprehur Agolli. Ndeshja kunder Frances do te jete edhe me e veçante per Agollin, pasi ne kete ndeshje ai do te mbaje shiritin e kapitenit.
"Jam shume i emocionuar qe tranjeri ka caktuar qe une do te jem kapiten i skuadres ne vend te Canes, eshte nje nder i madh per mua por mbi te gjitha nje pergjegjesi e madhe" - ka vazhduar Agolli.
Mbas konferences per shtyp lojtaret e kombetares kane zhvilluar stervitjen ne stadiumin Velodrome te Marsejes.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide